Elon Musk shet mbi 16 miliardë dollarë aksione

schedule09:59 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 09:59 - 29 Dhjetor, 2021

CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka  shitur aksione me vlerë 16.4 miliardë dollarë që nga fillimi i nëntorit. Atëherë njeriu më i pasur në botë pyeti përdoruesit e Twitter për shitjen e 10% të aksioneve të Tesla-s.

Ndërkohë, miliarderi shiti 934,090 aksione të tjera për 1.02 miliardë dollarë dje për të paguar taksat mbi portofolin e tij të aksioneve, sipas dokumenteve të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!