Elon Musk planifikon ndërtimin e “Starbase”, qytetin futuristik miqësor ndaj qenve

schedule09:28 - 4 Mars, 2021

schedule 09:28 - 4 Mars, 2021

Elon Musk dëshiron të krijojë një qytet të quajtur “Starbase”. Manjati i teknologjisë tha se qyteti do të përfshinte një “zonë shumë më të madhe se Boca Chica”, fshati bregdetar i painkorporuar ku SpaceX ndërtoi objektin e tij masiv të raketave.

Sidoqoftë, ajo që mund të jetë më tërheqëse është fakti që Starbase do të jetë miqësor ndaj qenve. Boca Chica do t’i thellonte më tej gjurmët e Elon Musk në Teksas. Përveç aktivitetit të SpaceX, kompania e tij e automjeteve, Tesla Inc., po ndërton një fabrikë masive në Austin për makinat e ardhshme elektrike.

Vitin e kaluar, Tesla zgjodhi Austrin në Texas si vendin për fabrikën e saj më të madhe të montimit të automjeteve ku ka premtuar të punësojë të paktën 5.000 punëtorë. “Do të jetë një parajsë ekologjike … e hapur për publikun,’ është shprehur Musk./abcnews.al