Elon Musk nuk do të mbështesë financiarisht as Trumpin dhe as Bidenin për zgjedhjet në SHBA

schedule19:59 - 6 Mars, 2024

schedule 19:59 - 6 Mars, 2024

Miliarderi Elon Musk, CEO i kompanisë së teknologjisë së hapësirës ajrore SpaceX dhe prodhuesit të automjeteve Tesla, si dhe pronar i platformës së rrjeteve sociale X (ish Twitter), tha këtë të mërkurë se ai nuk do të mbështesë financiarisht fushatën zgjedhore as të republikanit Donald Trump dhe as të demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Trump u takua disa ditë më parë në Florida me Musk, njeriun e dytë më të pasur në botë, sipas Bloomberg.

Në një postim në Platformën X, Elon Musk tha: “Për të qenë absolutisht i qartë: Unë nuk po i dhuroj para asnjërit prej kandidatëve për presidencën e Shteteve të Bashkuara“.

Kujtojmë që Nikki Haley njoftoi se do të tërhiqet nga gara për nominim republikan. Prandaj, demokrati 81-vjeçar Joe Biden dhe 77-vjeçari republikan Donald Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në vitin 2022, përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Elon Musk u kishte kërkuar votuesve amerikanë që t’u jepnin republikanëve kontrollin e Kongresit. Në fund, Partia Republikane siguroi një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët e Presidentit Biden ruajtën kontrollin e Senatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!