Djali i Elon Musk është bërë një sensacion i mediave sociale. Që nga lindja e tij, i vogli ka bërë bujë për emrin e jashtëzakonshëm të zgjedhur nga prindërit e tij, X AE A-Xii. E mbani mend kur interneti tallej me emrin e tij? Musk ka shkuar një hap përpara dhe e ka krahasuar të birin me një majmun, por për një arsye të adhurueshme.
Në një postim të fundit që tërhoqi vëmendjen e miliarderit, një video në Twitter e shpërndarë nga një përdorues i zakonshëm, shfaqte një majmun duke luajtur. Videoja tërhoqi vëmendjen e miliarderit, i cili shkroi: “Baby X është si ky haha”. Kaq mjaftoi që rrjete të shpërthente me meme dhe komente të shumta.
X AE A-Xii, djali i Musk dhe Grimes, të cilët u ndanë në shtator të 2021, lindi në 4 maj 2020. Emri i X AE A-Xii, fëmijës së shtatë të Musk, është ndryshuar disa herë për shkak të shkeljes së ligjit. Sipas ligjit të Kalifornisë, foshnjave të porsalindura nuk mund t’u vihen emra që përmbajnë karaktere dhe numra të veçantë. /abcnews.al