Elon Musk pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog të hënën gjatë një vizite në Izrael, sipas zyrës së presidentit.
Gjatë takimit me Musk, pronarin e platformës së mediave sociale X, dikur Twitter, Herzog do të theksojë nevojën për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet, tha zyra e presidentit në një deklaratë.
Përfaqësuesit e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi gjithashtu pritet të marrin pjesë në takim, ku ata do të tregojnë “tmerret e sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor dhe dhimbjen dhe pasigurinë e vazhdueshme për ata që mbahen robër”, thuhet në njoftim.
Takimi vjen pasi Musk nxiti reagime të ashpra për miratimin e një postimi antisemitik në X që akuzonte popullin hebre për nxitje të “urrejtjes” kundër njerëzve të bardhë.
/abcnews.al