Elon Musk do të ndërtojë një sistem transporti nëntokësor në Las Vegas

schedule14:41 - 23 Tetor, 2021

schedule 14:41 - 23 Tetor, 2021

Pas makinave elektrike të avancuara, raketave hapësinore të ripërdorura, çipave që lidhin trurin e njeriut me kompjuterët, një tjetër vizion i Elon Musk po merr formë. Manjati amerikan kishte menduar se një zgjidhje për lëvizjen e shpejtë brenda metropoleve të mëdha është krijimi i tuneleve nëntokësore që do të lidhin pjesë të ndryshme të qyteteve.

Për zbatimin e kësaj ideje, biznesmeni krijoi kompaninë, Boring Company, e cila tashmë ka marrë miratimin për të nisur ndërtimin e rrjetit të gjerë të tuneleve nëntokësore, me qëllim lehtësimin e trafikut raporton The Verge. Brenda tuneleve do të ketë makina Tesla që transportojnë pasagjerë nga një vend në tjetrin.

Kur të përfundojë sistemi, do të ketë 700 makina që kalojnë nëpër tunele dhe do të jetë në gjendje të lëvizë rreth 57,000 njerëz në orë përmes 51 stacioneve. “Për të zgjidhur problemin e trafikut, rrugët duhet të bëhen 3D, që do të thotë se duhen ose makina fluturuese ose tunele.

Ndryshe nga makinat fluturuese, tunelet janë të papërshkueshëm nga moti. Një rrjet i madh tunelesh mund të lehtësojë mbipopullimin në çdo qytet; pa marrë parasysh se sa shumë rritet një qytet, mund të shtohen më shumë nivele tunelesh.”, thuhet në faqen e kompanisë. /abcnews.al