Elon Musk dëshiron të “revolucionarizojë” Twitter-in, punonjësit duhet të bëjnë këtë gjë ose të largohen

schedule20:17 - 31 Tetor, 2022

schedule 20:17 - 31 Tetor, 2022

Tani që ai zotëron Twitter, Elon Musk u ka dhënë punonjësve ultimatumin e parë. Pronari miliarder i gjigantit të mediave sociale ka kërkuar që të bëjë ndryshime në abonimin në Twitter Blue dhe madje edhe në procesin e verifikimit, i cili siguron një “tik blu” për llogaritë e verifikuara.

Sipas një artikulli të publikuar nga The Verge, Musk planifikon t’i tarifojë përdoruesit 19,99 dollarë për abonimin e ri në Twitter Blue. Për më tepër, llogaritë që tashmë kanë verifikimin, do të duhet të pajtohen me këtë mekanizëm të ri dhe të paguajnë për shenjën blu, raportojnë mediat e huaja.

Përdoruesit e verifikuar do të kenë gjithsej 90 ditë për të kaluar në Twitter Blue ose do të përfundojnë duke humbur shenjën e tyre të kontrollit. Për më tepër, punonjësve u është kërkuar të lëvizin shpejt në këtë plan të ri abonimi ose të largohen. Punonjësve u është lënë një afat deri më 7 nëntor.

Abonimi në Twitter Blue

Twitter Blue u prezantua vitin e kaluar dhe është një abonim mujor me pagesë, i cili ofron qasje ekskluzive në veçoritë premium. Kompania pretendon se kjo do t’ju lejojë të personalizoni përvojën tuaj në Twitter. Shërbimi i abonimit është lançuar në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

Është për t’u parë se si Musk planifikon ta nxjerrë këtë shërbim globalisht duke ndryshuar të gjithë strukturën e pagesave. Në rajonet e pranueshme, Twitter Blue është i disponueshëm për blerje brenda aplikacionit në Twitter për iOS dhe Android. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!