Elon Musk i ka bërë të ditura prej kohësh planet e tij për të dërguar njerëz në Mars dhe tashmë njeriu më i pasur në botë ka deklaruar se do t’i pëlqente që të ndërtonte makina në Planetin e Kuq.
Gjatë takimit me aksionerët e Tesla-s në Austin, Texas Musk është shprehur se fabrikat jashtë planetit mund të mos jenë një gjë e së ardhmes së afërt, por mund të ndodhë gjatë jetës së tij.
“Jemi shumë vite larg përpara se të shohim një fabrikë të Tesla-s jashtë planetit,” tha Musk pasi u pyet nga një aksioner rreth mundësisë që Tesla të ndërtojë automjete jashtë planetit.
“Në fakt do të më pëlqente që ta shihja një të tillë përpara se të vdes. Do të ishte interesante. Nuk e di nëse do të na duhen edhe 40 vite. Me shpresë, përpara se të vdes unë. Do të ishte mirë.”
Aktualisht, Tesla ka katër fabrika prodhuese në Tokë- Fremont, California, Sparks, Nevada, Buffalo, New York dhe Shanghai, Kinë. /abcnews.al/