Nga fëmijëria e vështirë te vizionari i shndërruar sot/ Vjen në shqip “Elon Musk”, biografia e autorizuar nga manjati amerikan

schedule09:39 - 9 Tetor, 2024

schedule 09:39 - 9 Tetor, 2024

“Elon Musk”, biografia e autorizuar nga miliarderi amerikan vjen edhe në shqip. E shkruar nga autori bestseller ëalter Isaacson, libri jep një vështrim gjithëpërfshirës për jetën, vështirësitë dhe arritjet e Elon Musk, një prej sipërmarrësve më me ndikim dhe inovativ të epokës tonë në botë.

Libri nis me fëmijërinë e Elon Musk, duke e portretizuar atë si një fëmijë tepër inteligjent, por të vështirë nga ana sociale. Vazhdon me rrugëtimin e tij nga Afrika e Jugut për në SHBA, flet për sipërmarrjet e tij dhe ndikimin transformues që ai ka pasur në industri si eksplorimi i hapësirës, ​​automjetet elektrike etj.

Botuesja Loreta Berhami, e ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, rrëfen më shumë detaje nga libri.

“Gjëja që më ka pëlqyer më shumë në libër është fakti që çfarëdo lloj gjëje ka arritur e ka arritur me punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Ti lexon librin dhe i bën pyetjen veten ‘a fle ky njeri’. Sepse një ditë e tij është jashtëzakonisht e ngarkuar. E konsideron veten si një superhero.”, shprehet Berhami.

Një tjetër detaj që theksohet në libër është se ai kohën e lirë e kalon duke luajtur video lojëra. Siç thotë Berhami, Musk beson se “video games janë një mënyrë për t’u frymëzuar për të ardhmen e njerëzimit”./abcnews.al