Elon Musk rifitoi titullin e njeriut më të pasur në botë, pas rënies së aksioneve të LVMH, e cila “hodhi” nga maja manjatin francez Bernard Arnault.
Kreu i Tesla, SpaceX dhe Twitter dhe 74-vjeçari Arno janë vazhdimisht në garë për kryesimin e listës së Bloomberg të njerëzve më të pasur në botë.
Megjithatë, Arnaud humbi vendin e parë për shkak të rënies së çmimit të aksioneve të LVMH. Besimi i tregjeve në fuqinë e sektorit të luksit po pakësohet dhe aksionet e LVMH kanë rënë me rreth 10% që nga prilli.
Në të kundërt, Elon Musk ka fituar më shumë se 55.3 miliardë dollarë këtë vit, kryesisht për shkak të Teslës. Pasuria e tij tani vlerësohet në rreth 192 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg./abcnews.al