Pronari i rrjetit social X, Elon Musk, tha se Bashkimi Evropian i ofroi kompanisë një marrëveshje sekrete të paligjshme.
“Nëse pranojmë të censurojmë në heshtje postimet në internet pa i thënë askujt, nuk do të ndëshkohemi”, ka shkruar Musk në rrjetin e tij social.
The European Commission offered ? an illegal secret deal: if we quietly censored speech without telling anyone, they would not fine us.
The other platforms accepted that deal.
? did not. https://t.co/4lKsaRsYoA
— Elon Musk (@elonmusk) July 12, 2024
Këtë të premte, Komisioni Evropian zyrtarisht akuzoi kompaninë X se nuk respekton ligjin e Bashkimit Evropian për rrjetet sociale dhe e cilësoi Musk përgjegjës për bërjen e rrjetit social një parajsë për dezinformata dhe përmbajtje të paligjshme.
Kujtojmë se hetimi paraprak i Komisionit të BE-së rezultoi se X ka shkelur ligjin në lidhje me transparencën e reklamave, aksesin në të dhëna për studiuesit dhe të ashtuquajturat “forma të errëta”, të cilat përdoren për të mbledhur të dhëna private duke mashtruar përdoruesit./abcnews.al