Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elmas: Kundër Portugalisë janë 90 minuta vendimtare për të shkuar në “Katar 2022”

schedule15:45 - 27 Mars, 2022

schedule 15:45 - 27 Mars, 2022

Maqedonia e Veriut bëri surprizën e madhe duke eliminuar Italinë në fazën “Play-Off”, ndërsa tashmë do të vihen përballë Portugalisë për të siguruar biletën finale për në “Katar 2022”, takim që do të luhet më 29 mars ora 20:45.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka mbyllur përgatitjet në Shkupë për përballjen me kombëtaren portugeze, teksa lajmi që gëzon trajnerin Milevski është kthimi i të pezulluarve Elif Elmas dhe Tihomir Kostadinov.

Elmasi theksoi se sfida në Porto do të jetë ndryshe nga ajo në Palermo, pasi që Portugalia, është më e fortë se Italia, në pjesën individuale.

“Do të jetë një ndeshje ndryshe, pasi që Portugalia në pjesën individuale është më kualitative se sa Italia. Janë të vetëdijshëm se luhet finalja dhe nuk guxojnë që të na nënvlerësojnë, ndërsa unë do të dëshiroja që të bëjnë këtë. Është një finale dhe vetëm 90 minuta i ndajnë të dy kombëtaret nga kualifikimi në Kupën e Botës”, theksoi Elmas. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!