Elizabeth jep dritën jeshile, Camilla do të bëhet mbretëreshë

schedule09:24 - 6 Shkurt, 2022

schedule 09:24 - 6 Shkurt, 2022

Mbretëresha e Britanisë së Madhe ka dhënë publikisht bekimin e saj që Camilla që të bëhet pasuesja e saj kur Princi Charles të bëhet Mbret. Madhëria e saj tha se është “dëshira e saj më e sinqertë” që Dukeshës së Cornwall-it t’i jepet titulli i saj i ligjshëm në një mesazh historik, ndërsa festonte vitin e saj të 70-të në fron.

“Kur, me kohë të plotë, djali im Charles të bëhet Mbret, e di që do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si ‘Queen Consort’ ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik ,” tha Elizabeth II.

Kjo do të thotë që Camilla, 74 vjeç, do të kurorëzohet së bashku me Charles, 73, në kurorëzimin e tij.

Clarence House për vite me radhë e ka shmangur këtë çështje duke pretenduar se Camilla do të merrte titullin “Princess Consort” kur të ngjitej në fron. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!