Elizabeta vdiq nga kanceri/ Ish-kryeministri Johnson thyen protokollin, për vdekjen e Mbretëreshës

schedule15:43 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:43 - 2 Tetor, 2024

Ish kryeministri Britanik Boris Johnson ka thyer protokolin mbretëror duke zbuluar se mbretëresha Elizabeta e II ndërroi jetë pasi vuante nga kanceri I Kockave.

Në librin e tij të kujtimeve që pritet të publikohet në 10 tetor, Johnson ka shkruar për momentet e fundit që ai kujton me mbretëreshën e ndjerë në kështjellën e Balmoral në Skoci, ku shkruan se ai e pa atë të zbehtë dhe tejet të lodhur.

Boris Johnson raportohet se ka shkruar në librin e tij se ai e dinte prej më shumë se një viti se Mbretëresha po vuante nga një formë e kancerit të kockave. Në çertefikatën e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta  e Dytë është shkruhet se ajo ndërroi jetë për shkak të “pleqërisë”.

Ish kryeministri Britanik dha dorëheqjen e tij nga detyra vetëm dy ditë përpara se Mbretëresha Elizabeta e dytë të ndërronte jetë.  Boris Johnson nuk eshte i pari Kryeminister Britanik që rrëfen jetën e tij profesionale dhe personale në një libër pasi më parë diçka të tillë e kanë bërë edhe udhëheqës të tjerë si Tony Blair, Gordon Brawn dhe David Cameroon, por ata kanë rrëfyer detaje të përgjithshme dhe jo detaje kaq të rëndësishme.

Buckingham Palace ka një politikë ku nuk lejohet komentimi i librave të publikuar dhe për këtë arsye ata nuk kanë reaguar për mediat ndërkombëtare.  Anëtarët e Familjes Mbretërore kanë të drejtën e tyre për privatësi mbi çështjet shëndetësore. Megjithatë Mbreti Karli i Tretë dhe Princesha e Wellsit kanë kundërshtuar një zakon të tillë dhe kanë treguar më shumë mbi përballimin e tyre me sëmundjen e Kancerit, ndonëse diagnozat  e tyre specifike nuk janë zbuluar për publikun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!