“Elite Youth Development Academy” zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Dinamo City U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Futbollistët e vegjël të akademisë treguan një performancë shumë të mirë në fushë dhe triumfuan me rezultatin e thellë 6-2.
Ndeshja miqësore ishte një test i mirë për lojtarët e rinj të “Elite Youth Academy”, të cilët prej disa muajsh po përgatiten nga specialistët e ekipeve Kombëtare.
Në këtë ndeshje miqësore morën pjesë disa nga lojtarët e “Elite Youth Academy”, pasi 15 prej tyre janë grumbulluar me ekipin Kombëtar për turneun “UEFA Development” U-15 për djem.
“Elite Youth Development Academy” është projekti më i ri i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n që ka si qëllim edukimin dhe trajnimin e talenteve jo vetëm në kontekstin sportiv por edhe në atë edukativ dhe personal. /FSHF