Elis Bakaj te kampionët, zyrtarizohet marrëveshja

schedule12:52 - 4 Janar, 2020

schedule 12:52 - 4 Janar, 2020

Elis Bakaj ka nënshkruar për skuadrën e re. Fantazisti shqiptar do të vijojë të luajë në Bjellorusi, aty ku ka shkëlqyer dy sezonet e fundit me fanellën e Shakhtyor Soligorsk. Kampionët e Dynamo Brest e kërkuan pa u mbyllur kampionati dhe marrëveshja ishte arritur.

Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i kampionëve të Bjellorusisë, që njofton se me Bakajn është nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Tashmë në moshën 32-vjeçare, mesfushori i avancuar duhet thënë se ka bërë kontratën e jetës dhe gradualisht do të mendoje edhe për mbylljen e karrierës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!