Elis Bakaj rinovon kontratën në Bjellorusi

schedule09:30 - 8 Nëntor, 2018

schedule 09:30 - 8 Nëntor, 2018

Elis Bakaj rinovon kontratën në Bjellorusi, ndërsa po kalon një periudhë shumë të mirë. Futbollisti shqiptar cilësohet si lojtari kryesor i ekipit dhe synon Europën.

Gjithçka po i shkonte mbarë dhe ja ku erdhi konfirmimi. Elis Bakaj ka arritur marrëveshje me klubin e tij, Shahtior Soligorsk për të rinovuar kontratën, ndonëse nuk dihet ende për sa vjet. Futbollisti shqiptar, autor I 7 golave dhe u 7 asisteve këtë sezon në Premier Ligën e Bjellorusisë, pritet të firmosë një tjetër akord në Soligorsk, dhe besohet se rroga e tij bazë prej 120 000 eurosh në sezon, mund të rritet.

Kjo, pasi ai është shënuesi i dytë më i mirë i ekipit, dhe krijuesi kryesor i golave. Këtë e konfirmon një sondazh në faqen zyrtare të klubit, ku Bakaj u shpall lojtari më i mirë i skuadrës, nga votat e tifozëve. Pas një karriere të gjatë në Shqipëri dhe jashtë saj, në Rumani, Ukrainë, Izrael apo Kroaci, lojtari ofensiv është stabilizuar në Bjellorusi, ku po kalon formën e tij më të mirë, edhe pse është 31 vjeç.

Shahtiori i Soligorskut është në vendin e dytë në kampionat, edhe pse i shkëputur nga BATE e Borisovit, dhe i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar për në Ligën e Europës, për të dytin sezon me radhë. Një meritë të madhe për suksesin ka padyshim Bakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!