Eliminojeni celulitin me këto 3 mënyra të thjeshta

schedule16:43 - 27 Qershor, 2022

schedule 16:43 - 27 Qershor, 2022

Celuliti është një problem që shqetëson një pjesë të madhe të popullsisë, pasi nuk lidhet ekskluzivisht me peshën, por është një problem multifaktorial që lidhet me trashëgiminë, dietën, stilin e jetesës etj. Vera ka ardhur dhe ju jeni gati për udhëtimet tuaja të para në plazh. Por dëshironi të redutoni celulitin.

E vërteta është se duhet të keni durim, pasi celuliti nuk zhduket lehtësisht. Prandaj jepini vetes dhe trupit tuaj kohë dhe do të shihni rezultatin që dëshironi. Nëse dëshironi të mësoni se si të hiqni qafe celulitin në tre mënyra të thjeshta dhe pa ushtrime, vazhdoni të lexoni!

Hidratim adekuat

Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit. Konkretisht, përsa i përket lëkurës, uji kontribuon në qarkullimin e duhur të limfës dhe eliminimin e toksinave që marrin pjesë në krijimin e celulitit. Pra duhet të bëhet aleati juaj më i madh në luftën kundër celulitit.

Kjo do të thotë se duhet të konsumoni të paktën 8 gota ujë në ditë. Ju gjithashtu mund të merrni lëngjet e nevojshme përmes dietës suaj. Shalqiri, luleshtrydhet, kastraveci, selino, rrepka dhe patatet janë vetëm disa nga ushqimet që janë të pasura me ujë dhe mund të ndikojnë në pamjen e lëkurës tuaj.

Eksfolimi

Eksfolimi largon qelizat e vdekura nga lëkura dhe në të njëjtën kohë përmirëson qarkullimin e mirë të gjakut. Lëkura duket menjëherë më rrezatuese, rinore dhe e lëmuar, ndërkohë që mund të thithë në thellësi dhe më shpejt kremin hidratues, por edhe kremrat e veçantë për celulitin.

Eksfolimi i trupit duhet të bëhet 1-2 herë në javë (në varësi të nevojës së lëkurës). Kafeja ndihmon ndjeshëm në eliminimin e celulitit, pasi ka veti detoksifikuese dhe tonike. Do t’ju duhet vetëm ¼ filxhan kafe, 3 lugë gjelle sheqer dhe 2-3 lugë gjelle vaj kokosi ose çfarëdo që keni.

Lani lëkurën dhe masazhoni

Për të stimuluar sistemin limfatik mund të lani zonën problematike dhe më pas të masazhoni me lëvizje rrethore dhe lart. Kjo do të lehtësojë kongjestionin dhe do të rrisë rrjedhjen e gjakut. /abcnews.al