Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryqytetin serb, Beogradin. Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd. Sipas mediave vendase 37-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Markoviç fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite./abcnews.al