Eliminimi nga Champions League “djeg” arkat e Juventusit

schedule19:45 - 17 Mars, 2022

schedule 19:45 - 17 Mars, 2022

Mbrëmja e djeshme ishte e errët për Juventusin, i cili u eliminua nga Villareali,  duke i dhënë kështu edhe “lamtumirën” për këtë sezon Champions Leagues.

Një eliminim që “djeg” arkat e klubit bardhezi dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” do të ketë ndikim në finansat e “Zonjës së Vjetër”.

Largimi nga ky kompeticion i pengon gjigantët e Serisë A të fitojnë rreth 15 milionë euro duke marrë parasysh paratë e çmimeve të UEFA-s dhe të drejtat televizive.

Juventusi ka fituar rreth 84 milionë euro nga Liga e Kampionëve këtë sezon, 10 milionë euro më shumë se në sezonin 2020-2021 nën drejtimin e Andrea Pirlos, kur “Zonja e Vjetër” u përball me eliminimin në të njëjtën fazë të kompeticionit. Rezultati i mbrëmshëm bëri që aksionet e Juventusit të bien me 9% këtë mëngjes.

Po i njëjti burim sqaron se Juventusi nuk ka probleme likuiditeti pas një injeksioni të fundit të parave prej 400 milionë eurosh, por plani i klubit për të arritur pikën e barazimit në sezonet e ardhshme do të ndikohet nga rezultati i djeshëm. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre këtë sezon është duke shitur disa nga lojtarët e tyre. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!