Mjeku i Spitalit Amerikan, kirurg oftalmolog, Nadon Qafa ka shpjeguar eliminimin e syzeve me anë të lazerit.
I ftuar në studion e ABC me Endri Xhafon, mjeku se kjo metodë zgjat pak minuta dhe është një ndër kirurgjitë më të sigurta.
“Është e padhimbshme. Është një procedurë që zgjat për pak minuta. Hyn te kirurgjia estetike. Dhe nga kirurgjitë estetike në botë konsiderohet si më të sigurta. Po të shkojmë në retrospektivë, nornalisht lazeri ka pësuar një evolim dhe zhvillim teknologjik. Deri dje për të bërë një ndërhyrje me lazer përdornim disa mjete për të bërë ndërhyrjen në korne. Me metodën më të fundit ne nuk përdorim më këto pajisje, por është vetëm lazeri. Janë dy lloje lazerash, i pari bën krijimi e kapakut dhe lazer përfundimtar punë sekondash dhe mjafton.
Normalisht lazeri është baza. Trajnimi i kornesë sipërfaqësor pa u futur në brendësi të syrit. Numri i madh konsiderohet mbi 10 minus dhe mbi 6 plus. Unë kam eliminuar edhe -24.
Miopia nënkupton që gjatë rritjes, vetë syri, gjatësia e syrit zgjatet mbi atë që duhet të zgjatet. Normalisht drita kur përthyhet nuk arrin dot deri në retinë që ta shikojë qartë, por bie para retinës dhe kjo quhet miopi. Nga vetë numri minus nënkupton që duhet ti zbresim. Minus do të thotë minus fuqi përthyese. Parim i thjeshtë kornea që ka një trashësi të caktuar, është xhami i syrit luan rolin e lentes. Nënkupton që është lentja më e fuqishme e syrit. Në momentin që ne bëjmë një hollim të lehtë me mikron, atëherë ne i heqim fuqinë përthyese të kornesë. Bëhet fjalë vetëm një hollim i sipërfaqes. Këtu hyn teknologjia e lazerit”, shpjegoi mjeku. g.v/abcnews.al