Skuadra e Liverpool u eliminua nga Champions League nga Atletico Madrid, që i fitoi të dyja sfidat kundër kampionëve në fuqi. Pas takimit të parë, Klopp i akuzoi lojtarët e Atleticos se bënë futboll të pistë, duke shkaktuar shumë faulle dhe duke ndërprerë shpeshherë lojën.
Ndërsa në sfidën e kthimit, përhapja e Koronavirus në Angli ishte në fazat e para, por gjithsesi sfida u luajt me tifozë në Anfield Road. Për këto kushte dhe mënyrën si u zhvilluan këto dy takimet, Klopp i është “ankuar” Ancelottit, gjë që e ka zbuluar dhe vetë trajneri italian.
“Fola me Klopp një ditë pas ndeshjes, më tha që zhvillimi i takimit në ato kushte, ishte një akt kriminal. Mendoj se kishte të drejtë”, zbuloi Ancelotti./abcnews.al
Ancelotti reveals what Klopp told him about Liverpool ? Atletico Madrid
“I heard from Klopp the other day; he told me that going ahead with the game in those conditions was a criminal act. I think he was right.” pic.twitter.com/r3ETtxsQKy
— Goal (@goal) March 28, 2020