Armando Cungu u rikthye me humbje në krye të Laçit, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pas përballjes në Rrogozhinë me Egnatian. Trajneri i kurbinasve u shpreh se për Laçin të nevojshme janë tre pikët dhe se reagimi duhet të vijë që nga ndeshja me Kukësin.
“Nuk ishte ndeshje dinjitoze për ne. Nuk e kishim përgatitur kështu. Për vazhdimësinë e kampionatit duhet të ndryshojmë mënyrën e sjelljes në fushën e lojës. Laçi ka çdo ndeshje si finale, kështu duhet të ndryshojmë shumë shpejt situatën.
Është shumë herët për të dhënë një përgjigje. Unë Laçin e kam ndjekur. Është një ekip që ka bërë mirë. ndoshta nuk ka pasur ekuilibrin e duhur për të mbrojtur rezultatet që i ka sjellë në një situatë delikate dhe të turbullt.
Nuk duhet të ndalem vetëm te reparti. Në mbrojtje kishim problemet tona. U detyruam të spostonim lojtarë, por ky nuk është justifikim. Sa i përket ‘Final 4’ unë kam ardhur për të bërë maksimumin, për ta çuar sa më lart. Pse jo ‘Fianl 4’, por unë mendoj për Kukësin si fillim.
Me atë që kam parë unë, Laçi ka mundësinë për të dhënë më tepër. Por ky ngërçi psikologjik i mos marrjes së rezultateve ka ndikimin e vetë. natyrshëm për të kaluar këtë ngërç është rezultati dhe të bëjmë maksimumin për të fituar në Kukës.
Ka pikë shumë në lojë, por edhe s’ka. Edhe natyrshëm siç ka pikë për ne, ka dhe për kundërshtarët. Çdo ndeshje është finale, por le të fokusohemi te ndeshja e Kukësit.
Duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm për çdo gjë. ajo që më shqetëson është ndryshimi i kësaj situate. Sa më shpejtë të ndryshojë kjo situatë, aq më mirë për ne. Unë kam kaluar sfida më të vështira se këto, por është më ndryshe për djemtë”, u shpreh ai./h.ll/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!