Interi arriti të përmbysë Milanin këtë mbrëmje dhe të fitojë me shifrat 2-1, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Coppa Italia, pas një ndeshje plot episode dhe emocione.
Pas ndeshjes foli trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli foli për mediet dhe u shpreh i kënaqur me ekipin e tij dhe i vetmi episod që bëri diferencën ishte kartoni i kuq i Ibrahimovic.
“Është zhgënjyese që jemi eliminuar sepse u kujdesëm për këtë ndeshje. Kjo ndeshje tregoi se jemi ekip i fortë, që mund të qëndrojmë mirë, por kartoni i kuq na e bëri shumë të vështirë.
Sherri Lukaku-Ibra? Ajo situatë kishte ndikim sepse shkaktoi kartonin e parë të verdhë e më pas të dytin. Ata janë të dy të rritur, i thanë diçka njëri-tjetrit, nuk e di çfarë. Gjëra që ndodhin, të shohim përpara.
Ndikoi shumë fakti që ishim me 10 veta, u bë e komplikuar dhe ishim naive në faullin e shkaktuar për penalltinë. Sidoqoftë pas kësaj humbje unë ndihem shumë më pozitiv dhe i sigurt se pas ndeshjes me Atalantan.
Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, diferencën e vetme e bëri fakti se ishim me një lojtar më pak. Nëse do ishte 11 kundër 11, ndeshja ishte e hapur për çdo rezultat dhe ne ishim 1-0 në avantazh.
Kartoni i dytë i verdhë i Ibras ishte nga dëshira e tij për të ndihmuar skuadrën dhe për të ndihmuar ekipin. Ai mund të ishte ngadalësuar, por ndodh”, përfundoi Pioli. /abcnews.al