Real Madrid u eliminua nga Kupa e Spanjës, pasi u mposht në minutat e fundit nga Athletic Bilbao. Madrilenët u surprizuan në minutën e fundit të ndeshjes.
Berenguer realizoi një gol mjaft të bukur dhe i dha fitoren ekipi bask, që u hakmor në njëfarë mënyre për humbjen në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në gjysmëfinale kaloi edhe Betis, që mposhti 4-0 Real Sociedad. Juanmi shënoi dy golat e parë, ndërsa më pas realizuan edhe Willian Jose me penallti dhe Rubial. Rayo Vallecano dhe Valencia e kishin siguruar gjysmëfinalen një ditë më parë. / abcnews.al