Interi u eliminua nga Champions League, pasi pagoi faturën e humbjes në ndeshjen e parë në Milano. Në “Anfield” kampionët e Italisë e mundën 1-0 Liverpool.
Gjithsesi tek italianët për momentin kanë rëndësi të ardhurat. CalcioeFinanza ka bërë një bilanc të milionave të fituara nga Interi.
Kështu, 15.6 milionë euro i marrin nga pjesëmarrja dhe 16 milion euro nga renditja. Nga rezultatet e marra në grupe përfitojnë 10 milionë euro, si dhe 9.6 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finaleve. Në total, bashkë me të drejtat televizive, Interi ka përfituar 64 milionë euro. / abcnews.al