Elementi në personalitetin tonë që dëshmon nëse do të jetojmë më shumë vite

schedule07:46 - 10 Mars, 2022

schedule 07:46 - 10 Mars, 2022

Në fund të fundit, personaliteti ynë është i aftë të ndikojë në jetëgjatësinë tonë, përfundojnë shkencëtarët. Në fakt, elementi më i rëndësishëm është ndërgjegjja dhe përkufizohet si tendenca e njerëzve për të qenë të përgjegjshëm, organizativ dhe të kenë vetëkontroll.

Studimet kanë treguar se njerëzit me këtë tipar të kufizuar rrezikojnë vdekjen deri në 40% më të lartë, ndërsa ndërgjegjshmëria konsiderohet si një nga 5 tiparet më të mëdha të personalitetit tonë.

Sipas psikologut Deniz Ones, “sa më i zhvilluar ta ketë këtë tipar, aq më shumë ka gjasa që të bëjë gjënë e duhur në çdo situatë. Ndërgjegjja është zëri brenda jush që ju thotë të punoni shumë, të ushtroni, të bëni gjithçka sipas planit. Sa më i lartë të jetë ai zë, aq më shumë ka gjasa që të jetoni më gjatë, sipas një studimi të vitit 1993 .

Me kalimin e kohës, përfundimet mbeten të njëjta dhe tregojnë se ndërgjegjja na bën të adoptojmë zakone që janë më të shëndetshme, na bën më të qëndrueshëm në punën tonë, na shtyn të ndërtojmë marrëdhënie më të vërteta dhe mbështetëse dhe më e rëndësishmja na ndihmon të menaxhojmë më lehtë stresin. që na jep më shumë vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!