Një elefant ka plagosur për vdekje rojet e kopshtit zoologjik në shtetin Sabah në pjesën malajziane të ishullit Borneo.
Joe Fred Lanson, 49 vjeç, po kujdesej për një tjetër elefant të plagosur kur u sulmua. Ai u plagos shumë rëndë në gjoks, tha sot për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) drejtori i kopshtit zoologjik, Augustine Touga, duke shtuar se kujdestari fatkeq dha frymën e fundit disa minuta më vonë, sipas APE-MPE.
Aksidenti ka ndodhur më 25 dhjetor në kopshtin zoologjik Lok Kauai.
Për “ngjarjen vërtet fatkeqe”, ka folur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit i Malajzisë Jafri Arifin, i cili siguroi se hetimi që po kryhet do të hedhë dritë mbi shkaqet e tragjedisë.
Parku është shtëpia e gjithsej 16 elefantëve pigme të Borneos, një specie në zhdukje.
Në dhjetor 2011, një turist australian u vra nga një sulm elefantësh në një vendstrehim të kafshëve të egra në të njëjtin shtet të Malajzisë. /abcnews.al