Kjo pamje është fiksuar paraditen e sotme në Elbasan. Si asnjëherë më parë gjatë këtyre javëve, qyteti ka gumëzhirë nga nënat dhe fëmijët.
Pamjet të bëjnë të mendosh se jemi në një situatë normale dhe aspak pandemie, ndërsa nuk është respektuar edhe distanca.
Ashtu si javën e kaluar, edhe kjo e diel iu dedikua nënave dhe fëmijëve. Sipas vendimit të qeverisë, nënat bashkë me fëmijët e tyre ishin të lejuara për të dalë deri në orën 11:00 të paradites.
Kryeministri Rama, sygjeroi se teksa gratë ishin të autorizuara për të dalë, burrat duhet të merreshin me gatim në shtëpi. Por duket se kjo nuk është respektuar nga burrat, të cilët sot kanë thyer karantinën.
/abcnews.al