Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Elbasani fiton “luftën” në Vlorë/ Përplasje tifozësh, ndërhyrje e policisë pas humbjes vendase

schedule13:39 - 15 Mars, 2026

schedule 13:39 - 15 Mars, 2026

Ishte rrezik i paralajmëruar, dhe ndodhi siç edhe druheshin.

Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Elbasanit në Vlorë u kthye në arenë tensioni e përplasjesh, përfshi edhe një dëmtim të rëndë të portierit mik, Janaçek, ndërsa vizitorët fituan ndeshjen dhe kapën kreun e renditjes.

Konfliktet mes tifozëve kishin ndodhur edhe më parë këtë sezon, dhe u përsëritën, me hedhje sendesh të forta në fushë e me ofendime, ndërsa një pjesë e lojtarëve dhe e stafeve të dy skuadrave thuajse u kacafytën në korridoret e stadiumit.



Për shkak të frikës së ngjarjeve më të rënda, policia e mbajti Elbasanin në dhomat e zhveshjes deri dy orë pas përfundimit të ndeshjes, kur tifozët ishin larguar, dhe e shoqëroi fillimisht deri në Levan, për t’ia lënë si porosi forcave të rendit të Fierit për të vazhduar mbulimin deri në Lushnje.

Për fat, lëndime njerëzish nuk pati, ndërsa Elbasani bëri detyrën në Vlorë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç ia doli 2-1 edhe pse jashtë fushe, duke arritur në kuotën e 52 pikëve pas 28 javësh kampionat, pra pas ndeshjeve të para të fazës së katërt.

Po 52 pikë ka edhe Vllaznia, ndërsa Egnatia është e treta me 50.

Lajthia ishte autor I të dy golave për elbasanasit, fillimisht që në minutën e pestë dhe pastaj pas pushimit në 63’.

Përpara rrjetës së dytë të miqve, Flamurtari pati mundësi të barazonte, por Marku gaboi në gjuajtjen e penalltisë.

Portieri Janaçek u tregua hero I vërtetë pasi ndaloi goditjen e parë, si edhe priti të dytën pasi 11-metërshi u përsërit sepse një lojtar I Elbasanit kishte hyrë para kohe në zonë.

Për fat të keq, Janaçek u dëmtua në dorë dhe sipas fjalëve të trajnerit Gvozdenoviç e ka mbyllur sezonin.

Vlonjatëve nuk u bëri punë goli I shënuar që në 65’ nga Ramani, ndonëse ata sulmuan e ndonëse u dhanë 17 minuta shtesë nga gjyqtari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!