Detaje të reja mësohen lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hykës, ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan.
Gazetarja e ABC News, Bleona Prengzaj raporton se Edmond Hyka u konfliktua disa ditë më parë me disa persona, por mbetet për t’u konfirmuar.
Ndërkaq, është gjetur një makinë e djegur në fshatin Mirakë në Librazhd, që dyshohet se u përket autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.
Mëngjesin e kësaj të hëne janë shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen./abcnews.al

