Elbasan, sekuestrohen pasuritë e Klement Çalës

schedule19:28 - 23 Korrik, 2019

schedule 19:28 - 23 Korrik, 2019

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë kanë sekuestruar pasurinë e Klement Çales dhe familjarëve të tij. Ai është një ndër të dyshuarit kryesor për grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Ndaj është vendosur masa e sekuestros preventive të pasurisë së 31 vjeçarit që kapin vlerën e 500 mijë eurove.

Në njoftimin e policisë lokale bëhet me dije se është sekuestruar një apartament 50 metra katrore,  truall me sipërfaqe 500 metra katrore dhe një ndërtesë e  ndërtuar mbi këtë tokë, pasuri e llojit arë me sipërfaqe rreth 810 metra katrore, 50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të të afërmit të tij Eldi Çala.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga prokuroria për të evidentuar pasuri të tjera të paluajtshme në emër të Klement Çales dhe të afërmve të tij. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!