Elbasan, qindra hektarë tokë janë “pushtuar” nga karkaleci. Fermerët: Po shkatërrohen të mbjellat

schedule15:14 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:14 - 18 Qershor, 2024

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci.

Më të prekur janë fermerët e zonës së Belshit të cilët thonë se kanë pësuar dëme të mëdha.

Ndërhyrjet e tyre nuk kanë dhënë efekt ndaj kërkojnë ndihmën e institucioneve për të kryer spërkatje nga ajri.

Përfaqësues të drejtorisë së bujqësisë kanë inspektuar dëmet e shkaktuara në të mbjella e pemtari e kanë urdhëruar menjëherë nisjes e dezinsektimit.

Procesi do të filloj në njësinë administrative Kajan, një ndër më të prekurat.

Këtë shqetësim fermerët e kanë prej të paktën tre vitesh por pavarësisht denzisektimit problemi nuk ka marrë zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!