Nga Aldo Kozarja
Në kosha nuk ka më vend dhe plehrat po zaptojnë trotuaret dhe rrugët. Prej 10 ditësh qyteti i Elbasanit vijon të pushtohet nga mbetjet. Situata është kaotike sidomos në qendër të qytetit, ku nuk ka kosha në zonën muzeale dhe disa lagje të tjera. “Ka jashtëzakonisht probleme. Por si do zgjidhet”.
Për banorët është shume shqetësuese, duhet të hiqen plehrat. “Të shohësh kazanët vlojnë qentë si në karadak. Do vesh duart në kokë. Janë 10 kazanë Babiloni”.
Gjatë këtyre ditëve në pastrimin e qytetit bashkia ka angazhuar punonjësit e saj, por kapaciteti është i pamjaftueshëm. Problemi me mbledhjen e mbeturinave në Elbasan u krijua pas përfundimit të kontratës së kompanisë së pastrimit “Viktoria Invest”. Bashkia Elbasan nuk ia ka rinovuar marrëveshjen por ka hapur garën për firma të tjera. Figuron që ky subjekt është penalizuar të marrë shërbime publike.
Kjo sepse firma që pastronte mbetjet e Elbasanit është përjashtuar nga procedura tenderuese pranë App. Ky shërbim ofrohej nga kompania e dikurshme e cila përmes disa punonjësve i tërheq mbetjet në çdo familje.
Kompania e pastrimit “Viktoria Invest” kishte të punësuar 300 persona të cilët aktualisht kanë mbetur të papunë. /Abcnews.al