Elbasan, numri i fëmijëve me autizëm rritet nga viti në vit

schedule11:57 - 2 Prill, 2024

schedule 11:57 - 2 Prill, 2024

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit po përballet me një rritje të numrit të fëmijëve, të cilat kanë çrregullime të spektrit të autizmit.

Gazetarja e ABC News Edisona Skënderi raporton se numri i fëmijëve me probleme të tilla në Elbasan po vjen në rritje.

“Numri i fëmijëve që aktualisht janë duke ndjekur terapinë në një nga qendrat e autizmit në Elbasan, është deri në 70 persona. Numri duket se nga viti në vit është në rritje. Ka raste dhe sipas specialistëve paraqiten raste të reja, të cilët kanë nevojë për terapi intensive. Në këtë qendër, sipas shifrave, mesatarisht paraqiten 10 fëmijë në muaj për terapi”, raportoi gazetarja.

Mjekët në Elbasan u kërkojnë prindërve të mos neglizhojnë simptomat te fëmijët, por t’i sjellin për terapi në qendrat e posaçme.

2 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Autizmit, e cila iu dedikohet personave që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që për synim ka vetëdijesimin e njerëzve rreth simptomave, shkaktarëve dhe mënyrat e trajtimit./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!