Elbasan, një makinë përplaset me shtyllën e tensionit

schedule16:37 - 15 Tetor, 2017

schedule 16:37 - 15 Tetor, 2017

Një aksident automobilistik ndodhi në rrugën Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë. Automjeti tip Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë dhe murin rrethues të një banese private. Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa mjeti dëmtime të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore e cila ka kryer veprimet procedurale. Sipas të dhënave, si pasojë e përplasjes me shtyllën e tensionit, disa lagje dhe biznese në Labinot Fushë kanë mbetur pa energji elektrike. Po punohet për kthimin e normalitetit.