Elbasan/ Megaoperacioni “Rrjeti”, arrestohet 34-vjeçari: Shkon në 56 numri i shtetasve të vënë në pranga

schedule11:14 - 29 Shtator, 2023

schedule 11:14 - 29 Shtator, 2023

Në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti” së fundmi është vënë në pranga edhe një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal më veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë.

Numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni shkon tanimë në 56.

I riu, banues në Elbasan, është kapur dhe ndaluar në lagjen “Qytet Studenti” në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Shkon në 56 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni.

Vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me ata të Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi , 34 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.

Vënia në pranga e këtij shtetasi e çoi në 56 numrin e shtetasve në pranga për këtë megaoperacion, gjatë të cilit janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!