Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan, ndërsa i biri u procedua në gjendje të lirë.
Në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, babë e bir kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje./abcnews.al