Elbasan, katër punonjës të kujdesit shëndetësor preken nga tuberkulozi

schedule14:00 - 25 Prill, 2019

schedule 14:00 - 25 Prill, 2019

Të paktën katër punonjës të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan janë prekur nga sëmundja e tuberkulozit.  Lajmi është dhënë nga burime të këtij institucioni ndërsa zyrtarisht ende nuk është bërë publike.  Një nga të prekurit është në sanatorium në Tiranë.  Sipas të njëjtave burimeve e para është sëmurë sekretarja e institucionit,  me pas u njoftua për infektimin në fazën e parë të tre specialistëve. Aktualisht i gjithë personeli i këtij institucioni i janë nënshtruar ekzaminimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!