Arrestimi i dy mjekëve pas vdekjes se 25 vjeçares ka nxitur reagimin e bluzave të bardha në spitalin e Elbasanit. Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe thonë se arrestimi i kolegeve të tyre është i papranueshëm. “Ende nuk është vërtetuar fajësia e kolegëve tanë”, janë shprehur bluzat e bardha. Ata kërkojmë që Parlamenti të ndërhyjë me ligj për mbrojtjen e tyre, pasi sipas tyre po dhunohen jo vetëm nga qytetarët por edhe nga policia. Mjekët ne Elbasan kanë thënë se nëse nuk merren masa që të punojnë të qetë do të përshkallëzojnë protestën./abcnews.al
Elbasan, bluzat e bardha në protestë për kolegët
schedule15:45 - 23 Prill, 2019
schedule 15:45 - 23 Prill, 2019