Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, babai me dy djemtë, pasi kanë dhunuar një tjetër person.
Sipas policisë, 53 vjeçari ka dhunuar të vëllanë së bashku me dy djemtë e tij, 21 dhe 23 vjeç.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit S. J., 53 vjeç, A. J., 21 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (babai dhe dy djemtë), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. Q., 50 vjeç (vëllai i shtetasit S. J.), për motive të dobëta. “, njofton policia.