Elbasan, 150 urgjenca mjekësore në ditë/ Mjekët: Shkak i nxehti dhe pickimet nga insektet

schedule13:44 - 14 Gusht, 2023

schedule 13:44 - 14 Gusht, 2023

I nxheti i verës dhe problemet që shkakton në shëndet ka shtuar numrin e atyre që kërkojnë ndihëm e mjekëve në spitale.

Në urgjencën e Spitalit të Elbasanit thuajse cdo ditë paraqiten 150 persona.

Këto ditë shqetësim thotë Shefi i Shërbimit të Urgjencës Ergys Mici janë kryesisht virozat.

Kujdes duhet treguar edhe nga pickimet e insekteve, veçanërisht nga bletët.

Për të shmangur dyndjet në dyert e urgjencës shefi i ketij sherbimi iu bëjnë thirrje qytetarëve që për problemet shëndetësore që kanë fillimisht t`ju drejtohen mjekëve të familjeve ne qendrat shëndetësore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!