Nga Aldo Kozarja
Lagjja 28 nëntori në Elbasan nuk ka qenë kurrë në vëmendjen e pushtetit lokal. 5 rrugët afro 3 kilometër nuk janë rikonstruktuar asnjëherë.
Nuk ka as trotuare, mungesa e të cilave është shumë e rrezikshme për nënat që kalojnë me foshnjat në karrocë, për fëmjët e vegjël apo të moshuarit.
“Kam gocën këtu sa herë jam rrëzuar jam vrarë kam shkuar në spital. Kur kam ardhur para 21 vjetësh ishte asfalt rruga”.
“Lagjes i mungon rruga dhe ajo rruga atje është investuar shumë më parë kur isha unë ushtarak e kanë bërë ata të repartit ushtark”.
“Nuk është investuar që kur ndërroi sistemi ç’mund të kenë rregulluar vetë banorët”.
“Bëmë kërkesë para katër vjetësh na premtuar se do ta asfaltonin po deri tani s’kanë bërë asgjë”.
Në këtë lagje me afro 10 mijë banorë nuk mblidhen as mbeturinat.
“Plehërat dhe mbetjet kanë pushuar lagjen 28 nëntori që përshkruhet mes përmes nga përroi i Zaranikës që derdhet në lumin Shkumbin. Shtrati ka tuba që derdhin ujërat e zeza në lumin shkumbin”.
“Shih e plehrat si s’janë s’vjen makina e bashkisë t’i marrë”.
“S’ka kazane plehrash”
“ Ujërat e bardha i rregulluan të zezat jo”