Lionel Messi ka pranuar se largimi i Cristiano Ronaldos nga kampionati spanjoll, është diçka shumë negative. Edhe pse ka nisur sezoni i dytë i La Ligas pa Ronaldon, Messi duket se e ndjen mungesën e ylli portugez, rivalit të tij të përjetshëm.
Për RMC Sport, argjentinasi tha: “El Clasico nuk ka më vlerë. Ronaldo te Real Madrid ishte diçka shumë e bukur. Për El Clasicon, flitej me javë të tëra dhe shikohej në të gjithë botën. Largimi i tij ishte i papritur, pasi nuk e mendoja kurrë se do të linte Real Madridin. Do e doja sërish në La Liga.
“Edhe vetë e kam menduar largimin gna Barcelona. Ishte sezoni 2013/14 dhe problemet me taksat më bënë të humbas durimin. Doja të largohesha nga Spanja, por asnjë ofertë konkrete nuk erdhi. Sot mund të isha në një kampionat tjetër”, përfundoi ylli i Barcelonës./abcnews.al