Të gjithë janë të marrosur pas Arda Guler. Pas Milanit, Sevilla, mbi të gjitha Barcelonës, e cila ishte gjithashtu në Stamboll për të hedhur themelet e një marrëveshjeje me Fenerbahcen, tashmë edhe Real Madrid po tenton për mesfushorin me tipare sulmuese turk.
“Los Blancos” kanë ofruar të paguajnë klauzolën prej 17,5 milionë euro gjatë 24 muajve në tre këste. 8 milionë e 750 mijë eurio pas nënshkrimit, 4 milionë e 375 mijë euro brenda 12 muajve të parë dhe 4 milionë e 375 mijë euro në fund të dy viteve.
Nga ana tjetër, Barcelona do të ofronte që të paguante një pjesë menjëherë, ta linte lojtarin në formë huazimi për një vit në Turqi dhe më pas të paguante pjesën tjetër kur ai t’i bashkohet skuadrës së Xavit pas një viti./h.ll/abcnews.al