Ekzekutuan Santiago Malkon, SPAK dërgon për gjykim klanin “DUKA”

schedule13:48 - 15 Korrik, 2021

schedule 13:48 - 15 Korrik, 2021

SPAK ka çuar për gjykim dosjen e bujshme të klanit “DUKA”, të cilët krahas prodhimit dhe trafikimit të drogës akuzohen edhe për ekzekutimin e ish-policit Santjago Malko në 27 gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, ku dy breshëri automatiku nuk i dhanë asnjë shans ish-policit që udhëtonte me një BMW X5.

Lexo edhe: Po ndiqej prej muajsh, pistoleta gati për të qëlluar: Si u kap “gafil” Ilir Selmani tek “Xhamlliku” në Tiranë

Disa muaj më vonë, prokuroria zbuloi se pas kësaj ngjarjeje fshiheshin Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai) dhe Dritan Agaj.

Të akuzuar: 

1) Leonard Duka
2) Erlis Duka
3) Ilir Selmani
4) Oltian Loga
5) Aleksandër Maxhaku
6) Fatmir Hyseni (Musai)
7) Dritan Agaj
8) Xhoni Nica
9) Elvis Gaçaj

Nga 9 të akuzuar për këtë vrasje, 8 prej tyre janë në arrati dhe në paraburgim gjendet vetëm Ilir Selmani, i arrestuar me bujë në prill të vitit të shkuar. Selmanit iu kap një pistoletë me fishek në fole, pasi ishte vëzhguar prej disa kohësh nga policia.

VIDEO/ Ku fshihej Ilir Selmani, dyshohet se vrau të besuarin e Vis Martinajt në Tiranë

Gjatë dëshmive në polici, Selmani deklaroi se kanë patur konflikte të vazhdueshme me grupin që bënte pjesë Santjago Malko, ndërsa prokuroria dyshon se vrasje ndodhi pikërisht prej këtij rivaliteti.

Rolet e grupit në ekzekutimin e Malkos

Leonard Duka dhe Erlis Duka, vëllezër me njëri-tjetrin, janë pronarë të një lokali në zonën e “Freskut” ku dyshohet se është thurur plani për vrasjen e Malkos. Të dy dyshohet se ndoqën dhe ekzekutuan më 27 gusht në rrugën ‘Xhanfize Keko’, Santjago Malkon, ish-oficer policie.

Lexo edhe: Flet Ilir Selmani: Konfliktet me Ervis Martinajn dhe roli në vrasjen e Santjago Malkos

Ata kanë lëvizur me dy makina, konkretisht në automjetin tip ‘Scoda Roomster’ kanë qenë të ulur këta persona Ilir Selmani, i cili drejtonte këtë automjet, në vendin e parë Blendi Tetaj, i cili është tashmë i arrestuar me akuzën për moskallëzim krimi, Leonard Duka dhe Ervis Metani, ky i fundit i larguar pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Këta persona kanë bërë disa lëvizje. Ndërkohë që në automjetin tip ‘Volkswagen’, golf janë ndodhur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni. Ata fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar në fakt, në drejtim të banesës së Santiago Malkos pas shumë ecejakesh në atë zonë dhe disa rrugica.

Në dosjen hetimore thuhet se Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre. Ata janë kthyer dhe janë ndaluar në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santjago Malko. Këtë dëshmi e ka dhënë shtetasi i arrestuar Blendi Teta, i cili nuk është gjendur në momentin e ngjarjes që ishte larguar pak minuta para ngjarjes dhe ka qenë i fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Ndërkohë që Ervis Metani rezulton i përfshirë vetëm për faktin se automjet ‘Golf 5’ është në pronësi të këtij shtetasi.

Akuzat

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.
2. Të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.
3. Të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë;
4. I pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas nenit 278/1 e 2 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar në datë 16.04.2020 dhe rreth orës 15:30 në Tiranë, në kontrollin fizik për arrestim të tij.
5. I pandehuri Oltjan Loga akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 30.09.2019 rreth orës 14:30 në banesë të shtetasit Oltjan Loga, në rrugën “Spiro Çiço”, pallati nr.31/2/4 Tiranë.
Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më 07.08.2019 rreth orës 02.00 në banesë të tij, në rrugën “Dora D’Istria”, pallati nr.12/1, Sh.1, ap.8, Tiranë.

Në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma “dh” të Kodit të Procedurës Penale, është kërkuar pushimi i çështjes ndaj personit nën hetim Xhoni Nica, hetuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2 ; 278 të Kodit Penal, të kryera në kuadrin e pjesëmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal, parashikuar nga nenet 28/4 e 333/a e 334 të Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!