SPAK ka kaluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja në ngarkim të Florenc Çapjes dhe Jorgo Lekut, të cilët akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012. Dy të akuzuarit janë mbrojtur përmes avokatëve në sallën e gjyqit.
Dy nga të akuzuarit, pra Çapja dhe Leku ndodhen respektivisht në Dubai dhe Greqi dhe nuk pritet që të ekstradohen, por që të gjykohen në mungesë raporton gazetari i ABC, Ermal Vija.
Në gjurmët e tyre, policia ra falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit. / Abcnews.al