Ekzekutoi Xhuvanin për votat, ish-polici flet në gjyq: Jam i tronditur, s’e di si e kam familjen

schedule14:02 - 26 Prill, 2021

schedule 14:02 - 26 Prill, 2021

Sot gjykata e Elbasanit vendosi që të lerë në qeli vetëm autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Arbër Papleka, ndërsa 10 personat e tjerë që kishte arrestuar policia u lanë në masën detyrim paraqitje. Por cfarë tha autori përpara gjykatës? I tronditur, ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit u shpreh se qëlloi për vetëmbrojtje. Papleka refuzoi që të japë më shumë shpjegime me arsyetimin se nuk a dijeni në ç’rrethana ndodhet familja e tij.

“Unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha dhe për këtë arsye se jam i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi

Lexo edhe: Vrasja në Elbasan, Pjerin Xhuvani mori 3 plumba, 2 në kokë dhe një në bark

Duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë.

Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kaq kam për të thënë” tha ai./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!