Ekzekutoi të gjithë familjen, 18 vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

schedule08:24 - 8 Shtator, 2023

schedule 08:24 - 8 Shtator, 2023

Një 18-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së tij, përfshirë tre vëllezërit më të vegjël, kur ishte në moshën 14-vjeçare.

Gjyqtari Chadwick Wise në Alabama vendosi se dënimi për të akuzuarin Mason Sisk është përfundimtar dhe se nuk do të mund kurrë një ulje të dënimit edhe nëse sillet mirë në burg.

Adoleshenti u shpall fajtor për vrasjen e babait, nënës birësuese dhe tre vëllezërve. Të pesë viktimat u qëlluan në kokë në shtëpinë e tyre në Elkmont.

Më i vogli nga viktimat ishte vetëm gjashtë muajsh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!