Pas vrasjes në Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari Elton Meta qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj, policia ka blinduar zonën.
ABC ka siguruar video nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ku blutë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Lexo edhe: Sot vrau ish-gruan, një vit më parë prindërit e autorit në Fier bënë apel
Krimi i sotëm ishte i paralajmëruar, pasi një vit më parë, Meta kishte marrë peng ish-gruan dhe prindërit e saj, pasi nuk pranonte kërkesën e saj për divorc dhe kërcënonte se do të vetëvritej.
Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi 2 herë në ajër. Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për 5 orë. m.v/abcnews.al